Kanë kaluar 4 muaj dhe Microsoft ende nuk ka zgjidhur një problem shqetësues në Windows 11

Edhe pse Microsoft vijon të dërgojë përditësime të vazhdueshme për të rregulluar këto probleme, të tjera shfaqen dita ditës.

Windows 11 sjell përmirësime të dukshme krahasuar me Windows 10-ën, megjithatë nuk kanë munguar as problemet të cilat kanë irrituar përdoruesit.

Edhe pse Microsoft vijon të dërgojë përditësime të vazhdueshme për të rregulluar këto probleme, të tjera shfaqen dita ditës.

Një prej tyre është një problem që prej muajit Mars që u shfaq pas përditësimit me numër KB5023778 ku shpejtësitë e SSD-ve preken në mënyrë të ndjeshme duke ngadalësuar disa kompjuterë.

Sipas disa postimeve në rrjetin social Reddit, problemi nuk është adresuar ende pavarësisht përditësimeve që kanë mbërritur që atëherë.

Një përdorues pretendon se problemi është shfaqur që prej përditësimit Moment 2 në Mars. Ai gjithashtu thotë se asnjë prej përditësimeve që erdhën më pas nuk kanë zgjidhur problemin që do të thotë se ka përdorur kompjuterin i cili përgjigjet ngadalë me shkrimet dhe leximin e të dhënave në kompjuter.

Disa përdorues shkojnë aq larg saqë thonë se Microsoft po i ngadalëson kompjuterët Windows 11 me qëllimi. Ata që mendojnë se Korriku do të sjellë një zgjidhje edhe kësaj here janë pafat.

Një zgjidhje momentale ka qenë rikthimi i kompjuterit në gjendjen para përditësimit të muajit Mars ku është shfaqur problemi.

Edhe pse ankesat nuk kanë munguar për ngadalësimin e SSD-ve, Microsoft ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare. Përdoruesi në Reddit Ditex89 thoshte se NVMe e tij duhej të kishte shpejtësi mesatare shkrimi prej 4400MB/s por aktualisht është i kufizuar në vetëm 1200MB/s.