Kanga nuk po na kenohet mirë!

Në fillim ditët ishin të palosura e të grumbulluara mbi njëra-tjetrën pa i nda dhe pa i llogaritur ne fare.

Pastaj i vendosëm në kalendarë virtual që t‘i kujtojmë më lehtë ato dhe çfarë kishte ndodhur në to, për rrjedhojë lindën javët, muajtë, vitet, shekujt etj…
Me kalimin e kohës, filluam të besojmë se ndryshimi i kalendarit mund t‘i ndyshoj edhe ditët, kështu që supozuam se dalja nga një vit në tjetrin mund të na sillte diçka ndryshe, sikur të ishte problemi në kalendar dhe jo në atë që është grumbulluar gjatë këtyre viteve në këto kalendarë.
Këto janë ditët e Zotit që palohen njëra mbi tjetrën, le të shpresojmë që do të jetë më mirë gjithsesi, por le ta dimë gjithashtu, se e keqja nuk përfundon kurrë, me ndryshimin e numrit shifror (2021-2022).
Pra, të jemi realistë, nuk do të ndodh diçka e veçantë në këtë ndryshim të kalendarit, ajo që mund të ndodh, kur i shohim kalendarët e më herëshme, dhe ata që po vijnë, është se sinjalet dhe mesazhet janë të qarta: ma shumë punë e ma pak dalldisje se “kanga nuk po na kenohet mirë“.

Nga Halil Avdulli