Karota të pjekura në furrë; Një recetë e shëndetshme

A jeni në kërkim të recetave të shëndetshme? Kjo recetë e shëndetshme me siguri do t’iu pëlqejë.

Është një recetë shumë e lehtë për tu përgatitur dhe nuk kërkon shumë kohë, ose përbërës.

Karrota të pjekura në furrë

Përbërësit:

  • 12 Karrota;
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 1 ¼ kripë;
  • ½ e lugës së çajit piper i zi;
  • 2 lugë gjelle majdanoz;

Mënyra e përgatitjes:

Nxehni furrën. Karrotave ua jepni formën si të dëshironi, por ne më shumë i preferojmë të prera në mes dhe të ndara në dysh.

Hidhni karrotat në një enë së bashku me vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Transferoni në një tepsi të lyer më parë me pak vaj ose në letër për pjekje. Pjekni për rreth 20 minuta.

Përzini karrotat me majdanozin dhe shërbeni të nxehta.