Kartoni i kuq i Ramosit, ja çfarë vendimi ka marrë Real Madridi

Real Madrid ka vendosur të apelojë ndaj kartonit të dytë të Sergio Ramos, të marrë në fitoren 0-3 në udhëtim te Deportivo La Coruna.

‘Mbretërit’ e nisën me fitore sezonin e ri në La Liga, duke mposhtur 0-3 La Corunan në Riazor, por në fund të ndeshjes mbeten pa kapitenin Ramos.

Spanjolli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në ajër në lojtarin e La Corunas.

Real Madrid dhe Ramos besojnë se vendimi i gjyqtarit për kartonin e dytë të verdhë ishte i padrejtë, dhe kanë vendosur ta apelojnë atë, për t’iu lejuar prezenca në ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Valencias.