Katari merr një vendim historik

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe Autoriteti i Turizmit të Katarit kanë mbajtur një konferencë për shtyp në kryeqytetin e vendit, Doha, ku u morr vendim që të liberalizohen vizat për 80 shtete të botës.

Kreu i Autoritetit të Turizmit dhe Sektorit të Zhvillimit të Turizmit, Hasan el-İbrahimi, tha se Qeveria e Katarit duke përjashtuar nga vizat qytetarët e 80 shteteve do të sjellë një ndryshim historik në fushën e turizmit.

Duke bërë të ditur se vendet që do të jenë të përjashtuara nga vizat janë zgjedhur sipas kritereve të përcaktuara, Ibrahimi ka theksuar se studimet do të vazhdojnë dhe se në listë do të shtohen gradualisht vende të reja.

Ndërsa Rashid el-Mezrui, drejtori i kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar Hamed, ka theksuar se qytetarët e vendeve të përfshira në liberalizmin e vizave nuk do të paguajnë asnjë pagesë gjatë ardhjes në Katar.

Më tej Mezrui ka shtuar se vendet në fjalë krahas vlerësimit të bërë nga Ministria e Brendshme, nga pikëpamja e sigurisë janë zgjedhur edhe me përvojën që aeroporti Hamed ka që nga themelimi i tij.