Katari: Mund ta padisim Bllokun Saudit në Gjykatë Ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes i Katarit Khalid bin Mohammad al-Attiyah la të kuptohet se vendi i tij mund të padisë para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) bllokun e udhëhequr nga Arabia Sauditie, lidhur me bllokadën e imponuar në shtetin e Gjirit.

Në një intervistë për TRT World, al-Attiyah tha se situata e tanishme është e ngjashme me atë të Nikaragua, kur Managua paditi SHBA-të në ICC lidhur me mbështetjen e Uashingtonit për rebelët kundër qeverisë.

Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin dhe imponoi një bllokadë detare dhe toke, duke e akuzuar Dohan për mbështetjen e terrorizmit.

Katër shtetet arabe paraqitën një listë kërkesash për Katarin për t’i dhënë fund bllokadës, duke përfshirë mbylljen e televizionit Al Jazeera, ose përballjen me sanksione të mëtejshme.

Doha në anën tjetër mohon akuzat, duke thënë se bllokada është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare. /MESAZHI/