Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Emiri i Katarit mbërrin në Kajro për një vizitë zyrtare

Emiri i Katarit mbërrin në Kajro për një vizitë zyrtare

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka mbërritur në Kajro, ku në aeroport u prit nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i presidencës egjiptiane, Mohamed El-Shenaëy, njoftoi se el-Sisi e mirëpriti emirin e Katarit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros

Agjencia shtetërore e lajmeve e Katarit (QNA) raportoi gjithashtu se Sheikh Tamim mbërriti në Kajro për një vizitë zyrtare me ftesë të El-Sisit.

Sipas raporteve, emiri shoqërohet nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, si dhe nga një delegacion zyrtar.

Deri më tani nuk ka pasur informacione për kohëzgjatjen apo agjendën e vizitës.