Katër anëtarë të një familje, të dyshuar si shqiptarë, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi të Italisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga helmimi i shkaktuar nga një shpërthim i monoksidit të karbonit.
Sipas raportimeve të Tgcom24, po hetohet për të zbuluar më shumë detaje mbi ngjarjen, teksa emrat e viktimave nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.
Në raportim është bërë e ditur se alarmi u dha nga një i afërm i familjes, kur ai nuk mundi të kontaktonte asnjë prej anëtarëve.
Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpi, ata njoftuan se ishin katër viktima dhe një person në gjendje kritike.
Makina e shpëtimit, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.








