Katër lojtarët e paprekshëm te PSG, Neymar nuk shkon te Reali

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka bërë një kërkesë të qartë për drejtuesit e klubit.

Tuchel i ka bërë me dije presidentit Al-Khelaifi se Neymar, Kylian Mbappe, Marquinhos dhe Marco Verratti nuk duhen të largohen në merkaton e verës.

Braziliani ishte i lidhur me kalimin te Real Madrid, por gjithashtu edhe Mbappe ka menduar largimin nga ‘Parc des Princes’, transmeton lajmi.net.

Arsyeja kryesore e largimit të yjeve të kampionëve franceze mbetet dështimi i çdo sezoni në Ligën e Kampionëve.

Për ta arritur këtë qëllim, ish-trajneri i Dortmund kërkon qëndrimin e katër lojtarëve kryesorë në ekip.

PSG këtë edicion u eliminua nga Manchester United në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve, edhe pse ka qenë njëri nga favoritët për të triumfuar në finalen e ‘Wanda Metropolitano’.