Katër persona të lënduar nga një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Në njoftim thuhet se 3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ndërsa sipas njoftimit një është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor.