KE: Frontex, të marrë një rol më të rëndësishëm në luftën kundër migrimit të parregullt në rajonin e Ballkanit

Komisioni Evropian propozoi që Agjencia e Mbrojtjes së Kufijve të BE-së, Frontex, të marrë një rol më të rëndësishëm në luftën kundër migrimit të parregullt në rajonin e Ballkanit.

Komisioni rekomandoi negociatat me Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe miratoi gjithashtu ndihmë financiare në vlerë prej 39.2 milionë euro (39 milionë dollarë amerikanë) për menaxhimin e kufirit në rajon.

Shuma do të përdoret për pajisjet e sigurisë si sistemet e mbikëqyrjes, dronët dhe pajisjet biometrike.

Vendimi nëse do të fillojnë negociatat për një mandat të zgjatur të Frontex tani do të merret nga shtetet e BE-së.

Zyrtarët e Frontex janë vendosur tashmë në kufijtë e BE-së me Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, por jo me Bosnje-Hercegovinën.

Megjithatë, një kuadër i ri ligjor parashikon vendosjen e tyre si në kufirin e BE-së ashtu edhe në kufijtë me vendet e treta, si dhe u jep atyre më shumë kompetenca.

Migrimi drejt BE-së nëpërmjet Ballkanit Perëndimor është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen planifikon të udhëtojë në rajon për disa ditë duke filluar nga e enjtja.