Kemi ardhur në kohë të çuditshme

Rovena Tujani Klinaku

Kemi ardhur në kohë të çuditshme:
Në kohë kur martesa quhet e panevojshme
Bashkëjetesa e përshtatshme;
Familja me shumë fëmijë quhet prapambetje
Mbajtja e qenit quhet modernizëm.
Në kohë kur burri vishet si grua,
gruaja vishet si burrë,
Në kohë kur fëmijët janë në prehrin tonë
Por skemi të drejtë t’i drejtojmë, shoqëria i edukon.
Në kohë kur gruaja e punësuar vlersohet
Ajo që rrit fëmijë nënçmohet.
Në kohë që vajzat kanë të drejtë të vishesh si duan
por DUHET pa shami.
Në kohë që antivlerat janë standart
Ndërsa për vlera, ska vend.

Nga: Rovena Tujani Klinaku