Ballina Lajmet Kosovë Keqpërdori kartelën bankare dhe shpenzoi 2400 euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqpërdori kartelën bankare dhe shpenzoi 2400 euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti ka keqpërdorur kartelën bankare të një personi, duke bërë pagesa në vlerë 2400 euro në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. UÇK, Prishtinë 29.01.2026 – NN. Me 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari nën dyshimin e bazuar se ka keqpërdorë kartelën bankare të qytetarit duke bërë pagesa në vlerë 2400 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.