“Kërcënimi më i madh për shoqërinë gjermane është ekstremizmi i djathtë”

Nancy Faeser

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha se ekstremizmi i djathtë është kërcënimi më i madh për demokracinë dhe shoqërinë pluraliste në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faeser, në takimin e organizuar nga Shoqata Gjermane e Shërbimit Civil (DBB), deklaroi se detyra e saj si ministre e Brendshme është të kundërshtojë të gjitha llojet e ekstremizmit.

“Por tani kërcënimi më i madh për demokracinë tonë dhe shoqërinë e hapur dhe pluraliste është ekstremizmi i krahut të djathtë”, tha ajo. Faeser kërkoi që askush mos ta neglizhojë këtë kërcënim.

Ajo deklaroi se do t’i largojnë më shpejt nga postet publike “armiqtë e kushtetutës”, duke theksuar se ata që nuk i përmbahen fort kushtetutës nuk kanë vend në zyrat e qeverisë.

Faeser, e cila deklaroi se kishte përshtypjen se shkarkimi i këtyre personave mori shumë kohë, tha se në vend duhet të përcaktohen kushtet kornizë për të ndërmarrë veprime më të shpejta dhe më të vendosura për këtë çështje. /aa