Kërkesë për ekstradimin e terroristit, Ferhat Abdi Şahin

Ministria e Drejtësisë e Turqisë, ia ka dorëzuar Ministrisë së Jashtme dosjen për ekstradim që përmban kërkesën për arrestimin e njërit nga liderët e organizatës terroriste, Ferhat Abdi Şahin, me emrin e koduar “Mazlum Kobani”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të ministrisë, pas shpalljes së fletëarrestit të kuq për njërin nga liderët e organizatës terroriste YPG/PKK, Ferhat Abdi Şahin, me emrin e koduar “Mazlum Kobani”, janë bërë përpjekjet për ekstradim.

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një kërkesë për ekstradimin e terroristit Şahin, e cila përmban edhe arrestimin e tij.

Dosja e kërkesës për ekstradim i është dërguar Ministrisë së Jashtme.