Kërkohet njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ngre zërin për intensifikimin e hapave institucional në njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për zbatimin e plotë të ligjit.

Kjo u kërkuar përmes një komunikatë për media, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të viktimave të torturës.

Ja komunikata e plotë:

26 Qershori është dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara në mbështetje të viktimave të torturës.

Po e shënojmë këtë ditë në kohë sfiduese: tre dekada pas hyrjes në fuqi të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër torturës, shumë njerëz në botë jetojnë në vende ku tortura është ende e vërtetë dhe e pranishme.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës, në shënimin e 26 Qershorit, edhe një herë ngre zërin për për intensifikimin e hapave institucional në njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftë në Kosovë dhe për zbatimin e plotë të ligjit.

QKRMT kërkon nga institucionet qeveritare dhe gjithë mekanizmat tjerë që:

– Institucionet e reja qeveritare të vazhdojnë punën e mbetur në përgaditjet përfundimtare për funksionalizimin e komisionit shtetëror për verifikimin dhe dokumentimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe hapjen zyrtare të aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarëveë

– Të ndahet buxheti për këtë qëllim dhe të caktohet shumë dinjitoze e pensionit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

– Të ofrohen shërbime shëndetësore falas dhe programe ekonomike për të mbijetuarit si dhe të përmirësohet qasja në drejtësi për të mbijetuarit

– Qeveria të padisë Serbinë për të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe të kërkoj kompenzimin e dëmëve të luftës;

– Të krijohen procedurat standarde të veprimit për masat që secili insitucion duhet të ndërmarr gjatë procesit të hetimit dhe dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë;

Këto rekomandime janë nxjerrur nga tryeza e mbajtur me 19 Qershor 2017, me pjesëmarrës të shquar lokal dhe ndërkombëtar, aktivist të kësaj qështje!