Kërkoje suksesin e vetes, pa shembur dhe pa shkatërruar atë të tjerëve

Elmaz Fida

Gjatë një trajnimi, trajnuesi u shpërndan pjesëmarrësve nga një tullumbace dhe bashkë me të nga një kunj dhëmbësh. Ai kërkoi që secili ta fryjë tullumbacen e tij dhe ta lidhë. Pasi të gjithë i kishin fryrë tullumbacet, trajnuesi u kërkoi të gjithëve të vendosen në një skenë të rrumbullakët. Pastaj u tha:”Kam një sërë çmimesh dhe shperblimesh të cilat do të ndahen për personin i cili arrin ta mbajë tullumbacen e tij të pashpuar.”
Menjëherë të gjithë filluan “luftën” duke u orvatur të shpojnë tullumbacen e njëri-tjetrit. Në fund, mbeti vetëm njëri me tullumbacen e pashpuar. Megjithatë, trajnuesi mbeti I habitur nga ajo që i panë sytë. Ai doli para të gjithëve dhe u tha:”Unë nuk u kërkova të shponi tullumbacen e njëri-tjetrit. Nëse secili do të kishte qëndruar pa lëvizur fare, duke mos marrë një vendim negativ ndaj tjetrit për një minutë, do të kishte marrë një shpërblim dhe çmim. Por, mesa duket të menduarit negativ dominon mendjet tona, prandaj dhe secili, e mendonte suksesin në kurriz të tjetrit. Është e mundur që të gjithë të kenë sukses, pa i hyrë në hak tjetrit.
Kërkoje suksesin e vetes, pa shembur dhe pa shkatërruar atë të tjerëve!

Nga: Elmaz Fida