Këshilli Grevist sot mban konferencë të jashtëzakonshme

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, do të mbajë të martën konferencë të jashtëzakonshme, njofton Kosovapress.

Konferenca e Jasharajt, që njëherit është kryetar i Këshillit Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), do të mbahet në selinë e këtij institucioni, në orën 10:00.

Greva e përgjithshme nisi në Kosovë më 25 gusht. Grevistët kanë paralajmëruar që nuk do ta pezullojnë grevën deri në realizimin e premtimeve.

Ndër kërkesat e grevistëve është Ligji i pagave.