Komuna e Prishtinës, pak ditë pasi janë certifikuar rezultatet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në faqen zyrtare të këtij institucioni i ka publikuar emrat e udhëheqësve të drejtorive në këtë komunë.
Disa prej drejtorëve që kanë udhëhequr dikasteret komunale, gjatë mandatit të kaluar, do të vazhdojnë ta ushtrojnë këtë detyrë edhe gjatë këtij mandati.
Drejtorinë e Administratës do ta drejtojë përsëri Muhedin Nushi, njejtë edhe Arben Vitia, do të jetë përsëri bartës i drejtorisë së Shëndetësisë. Nora Kelmendi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit, ndërsa Genc Bashota është emëruar drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Drejtor i ri i Urbanizimit do të jetë Ardian Olluri, i cili do e zëvendësoj Liburn Aliun.
Shefe e Kabinetit të Shpend Ahmetit, është emëruar Diellza Kelmendi.
Ndryshe, drejtuesit e drejtorive tjera, ende nuk janë përcaktuar, e që një pjesë e tyre do tu takoj partnerëve të koalicionit, Aleancës për Kosovës të Re (AKR) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).