Këta janë fituesit e Çmimit Nobel të Paqes

Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2018 u është dhënë aktivistëve Nadia Murad dhe Denis Mukëege, të cilët kanë qenë të zëshëm kundër përdhunimeve të luftës.

Zonja Murad është një grua Yazidi e cila u torturua dhe përdhunuar nga militantët e organizatës terroriste ISIS, dhe më vonë u bë ikonë kundër persekutimit të grave në gjendje lufte.

Ndërsa Z. Mukëege është një gjinekolog kongolez i cili, së bashku me kolegët e tij, ka trajtuar dhjetëra mijëra viktima.

Rreth 331 individë dhe organizata u nominuan për çmimin prestigjioz të paqes këtë vit.

Fituesit e shpallur në kryeqytetin norvegjez Oslo të premten fituan çmimin për “përpjekjet për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte”, tha Berit Reiss-Andersen, kryetarja e komitetit Nobel. /MESAZHI/