Këta janë personat e dyshuar për abuzim seksual ndaj 16-vjeçares në Drenas

Tashmë janë bërë publik emrat e të dyshuarve për abuzimin seksual të 16-vjeçares në Drenas. Profesori Sh. Xh., nga Drenasi dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me një nxënëse të tij të moshës 16-vjeçare, shkruan lajmi.net. Siç u bë e ditur dje në media, 16-vjeçarja kishte shkuar në Polici që ta raportojë rastin mirëpo, polici V.V., i cili mori përsipër këtë rast të 16-vjeçares, më pas dyshohet se kishte keqpërdorur seksualisht të miturën. Madje ai dyshohet se e kishte lënë edhe shtatzënë të miturën që më pas e kishte detyruar që të abortonte. Tashmë nëpër rrjete sociale janë publikuar edhe fotografitë e të dy të dyshuarve për keqpërdorimin seksual ndaj të miturës.