Këta janë të gjithë Kryeprokurorët e ri të Prokurorive Themelore në Kosovë

Që nga 15 nëntori i këtij viti konkursi për shtatë pozita të kryeprokurorëve të prokurorive themelore në Kosovë është i mbyllur ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka bërë përzgjedhjen e këtyre prokurorëve që i plotësojnë kushtet në këto shtatë prokurori themelore të Kosovës.

Indeksonline ka mësuar se në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kryeprokurori aktual i Prokurorisë Themelore, Imer Beka është zgjedhur sërish edhe për një mandat të radhës në këtë post me gjashtë vota pro dhe dy kundër.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë edhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë. Indeksonline mëson se Agim Kurmehaj është zgjedhur Kryeprokurori kësaj Prokurorie me shtatë vota pro dhe dy kundër.

Ndërsa në qytetin e Gjilanit, Jetish Maloku Kryeprokurori aktual është rizgjedhur përsëri në krye të këtij posti pa kundër kandidat në Prokurorinë Themelorë të Gjilanit. Zgjedhja e tij është bërë me tetë vota pro dhe një votë kundër.

Në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Kryeprokurorë është zgjedhur Admir Shala, me pesë vota pro dhe katër kundër.

Në krye të Prokurorisë Themelore të Ferizajit, Indeksonline mëson të jetë zgjedhur kryeprokurori Shukri Jashari. Jashari ka arritur që të zgjidhet me gjashtë vota pro dhe dy kundër.

Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjakovës është zgjedhur Ali Selimaj, 7 pro dhe 3 kundër . Ndërsa kryeprokurorja aktuale, Shpresa Bakija edhe pse ka marr pikë të vlerësimit më së shumti nga komisioni për vlerësim , nuk arriti të zgjidhet. Me 8 vota kundër dhe një pro.

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, kryeprokuror është zgjedhur Shyqyri Syla. Syla ka arritur të zgjedhet me shtatë vota pro dhe dy kundër.