Këta janë tre personat që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren

Indeksonline raportoi sot për aksidentin tragjik që ndodhi në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku pas një përplasje mes kamionit dhe  veturës ‘Golf, mbetën të vdekur tre persona.

Portali raportoi edhe për moshën dhe identitetin e viktimave. Bëhet fjalë për babanë R. Sope 50 vjeç si dhe dy djemtë e tij B. Sope 24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç.

Më poshtë janë fotografi të tre personave që humbën jetën në këtë aksident, derisa shoferi i kamionit është arrestuar.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila njoftoi se ka vazhduar angazhimin shtesë në kontrollimin e shpejtësisë në autostrada. /Indeksonline/