Këto janë dhjetë klubet më të vjetra të futbollit në botë

Klubet më të mëdha të botës, përfshirë disa janë, Real Madrid, Milan, Barcelona, Manchester United, Juventus, Bayern Munich, Arsenal etj. Por keni menduar se cilat mund të jenë ekipet më të vjetra në botën e futbollit.

Tash ju sjellim një listë të këtyre dhjetë klubeve:

  1. Klubi nga Uellsi, Wrexham F.F zë pozitën e dhjetë në listën e klubeve më të vjetra të botës. Ai është formuar në vitin 1864.

Ky ekip është më i suksesshmi në këtë shtet, ata kanë të fituar 23 herë kampionatin, më shumë se çdo klub tjetër. Ndërsa prej kur është inkuadruar në Premier League më së shumti që bëri ishte ngritja e trofeut të FA Cup, ku atë kohë kishte mposhtur Arsenalin.

  1. Në pozitën e nëntë pozicionohet, Nottingham Forest, klubi futbollistik nga Anglia. Ky klub është formuar në vitin 1965. Ky ekip ka fituar në vitin 1891-92 kupën e ashtuquajtur Football Alliance, ndërsa në sezonin 1897-98 ka fituar FA Cup.
  2. Briggs F.C renditet në pozitën e tetë në listën e klubeve më të vjetra të botës. Ky klub ka një histori prej 160 viteve. Briggs garon në Divizionin verior të Premier League. Ndërsa ata në vazhdimësi kërkojnë që të inkuadrohen në ligën e parë angleze, gjë e cila nuk është e pamundur.
  3. Bradford Park Avenue nuk është i njëjti klub me Bradword City. Ata kanë luajtur për më tepër se gjashtë dekada në futbollin anglez. Klubi është krijuar në vitin 1863 dhe fillimisht ishte emëruar si Brasford por me kalimin e viteve kishte marrë emrin, Bradford Park Avenue.
  4. Në pozitën e gjashtë zë vend Stoke City. Klub i cili aktualisht luan në Premier League dhe i vetmi klub që gjendet në këtë listë, nga 20 skuadrat tjera të kësaj lige. Klubi që aktualisht luan shqiptari Xherdan Shaqiri është themeluar në vitin 1863. Ata njihen se klubi i dytë profesional më i vjetër në botë, ndërsa në përgjithësi pra janë të gjashtët.
  5. I themeluar në vitin 1862, Notts Country F.C është klubi më i vjetër profesional në botë.

Në vitin 1888 ata ishin pjesë e 12 skuadrave në Football League pjesë e së cilës janë që nga ajo kohë. Në vitin 1891 ata ishin finalist në FA Cup dhe në vitin 1894 e fituan këtë trofe.

Në mes viteve 1888-2014 ata kanë zhvilluar më së shumti ndeshje nga të gjitha klubet angleze, në total prej 4700 ndeshjeve.

  1. Në pozitën e katërt është Worksop Town F.C është themeluar në vitin 1861. Ata kanë histori prej 154 viteve, ndërsa ndeshjen e parë profesioniste e kanë zhvilluar në vitin 1873. Tash luajnë në Northern Premier League.
  2. Cray Wanderers, është klubi që është formuar në vitin 1860. Arritjet më të mëdha të këtij klubi janë fitimi i Kent League në vitin 1902 dhe London League dy herë dhe dy herë kishin qenë edhe në vendin e dytë në vitet 50-ta.
  3. Hallam Fc është klub që është themeluar në vitin 1860. Ky klub zhvillon ndeshje ne Northern Counties East League Division. Ata luajnë në stadiumin Sandygate që është i njohur nga libri i rekordeve Guiness, si stadiumi më i vjetër në botë.
  4. Kurse ekipi më i vjetër në botë është Sheffield F.C që është i njohur nga FIFA dhe UEFA. Ata meçin e tyre të parë e kanë zhvilluar në vitin 1867. Ata kanë fituar kupën amatore të asaj kohe, FA Cup në sezonin 1902-04. Sheffield është nderuar nga FIFA me çmimin “Urdhër për meritë”, transmeton Klan Kosova.