Këto janë masat antiCOVID-19 të miratuara nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka lehtësuar sot masat antiCOVID, ku tashmë do të lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00, ku organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 përqind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.

Me lehtësimin e masave do të lejohet edhe veprimtaria e klubeve të natës, të cilave u lejohet muzika deri në orën 01:00. Ndërsa, shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur puna iu lejohet deri në orën 00:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se lehtësimi i masave vije pas uljes së rasteve pozitive dhe rekomandimit të IKSHPK-së.

Këto janë të gjitha masat e miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë:

Vendim

Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e

pandemisë COVID-19

A. [Zbatimi territorial]

1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]

2. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

(IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

3. Nga pika 2. përjashtohen:

3.1. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë

Kosovën brenda tre (3) orësh;

3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare.C. [Dispozita të veçanta për zonat me prani të varianteve shqetësuese të virusit]

4. Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat të cilët kanë vizituar Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut në dy javët e fundit, përveç:

4.1 Shtetasve të Republikës së Kosovës, personave me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, diplomatëve të huaj dhe personelit mjekësor, të cilët me hyrjen në Kosovë duhet të paraqesin test RT-PCR negativ për COVID-19, të bërë në 72 orët e fundit dhe të cilët duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë, duke u testuar dy herë në javë. Karantina mund të ndërpritet me paraqitjen e testit RT – PCR negativ për COVID-19 të bërë jo më herët se pesë ditë pas hyrjes.

Ç. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

5. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

D. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

6. Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

7. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.

8. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

9. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

9.1. Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;

9.2. Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

9.3. Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

9.4. Gjatë ngrënies apo pijes.

Dh. [Institucionet e arsimit]

10. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

11. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

12. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..

Ë. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]13. Lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës. Organizatori obligohet të mbaj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave.

14. Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme, me kusht që të shfrytëzohet 70% e kapacitetit të hapësirës.

F. [Organizimi i ahengjeve]

15. Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në ora 01:00.

16. Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se treqind (300) të ftuar në rastet kur 50% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

17. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri (3) metra.

18. Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

G. [Klubet e natës]

19. Klubet e natës obligohet të ndalin muzikën në ora 01:00.

20. Kryerja e pagesave si dhe lirimi i hapësirës nga ana e klientëve në klubet e natës duhet të bëhet deri në ora 01:45.

21. Në ambientet e mbyllura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 50% e kapacitetit të hapësirës.

22. Në ambientet e hapura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës.

Gj. [Gastronomia]

23. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

24. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, përveç ditëve e premte dhe e shtunë për të cilën lejohet zgjatja e orarit për një orë, nga ora 05:00 deri në orën 00:00.

25. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

26. Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

27. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.28. Në hapësirat e mbyllura lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafiret që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak.

29. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

30. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.

31. Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19.

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

32. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

33. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

I. [Puna me palë]

34. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

35. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedojnë ulëse.

36. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre (3) udhëtarë.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

37. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS[1]së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si gjatë shfaqjeve ashtu edhe gjatë ushtrimeve).

L. [Sporti dhe rekreacioni]

38. Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.39. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

40. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit, apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

41. Organizatorët e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri

me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë, dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

42. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative, sipas udhëzuesit përkatës.

43. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.

44. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit), në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

45. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

46.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

46.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

46.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

46.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

46.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

46.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

46.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

46.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

46.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

46.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

46.11. Udhëzues i Përkohshëm për dasma, fejesa, ahengje familjare dhe mbrëmje të maturës.

46. Udhëzuesit nga pika 46 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

47. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.M. [Zbatimi]

48. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

49. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor, (çdo të premte deri në orën 16:00), për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

50. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale, varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

51. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

52. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

53. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 17/16]

54. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 17/16 i datës 22.06.2021.

Nj. [Hyrja në fuqi]

55. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

A r s y e t i m

Masat për ruajtën e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si kritike për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqitet e qëndrueshme, me vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria vazhdon lehtësimin gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht që synojnë kontrollimin e përhapjes së infeksionit.Vendimi për të lehtësuar masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të transmetimit dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e interesit, të cilat kanë qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia. Qeveria vëren se këto palë kanë ushtruar të drejtën e tyre për ndikim demokratik në vendimmarrje, në përputhje me nenin

45.3 të Kushtetutës.

Lehtësimi i masave është bërë duke u kushtuar rëndësi tri objektivave:

– Situatës stabile epidemiologjike këto javët e fundit;

– Parandalimi i përhapjes së infeksionit me COVID-19;

– Mos cenimi i aktiviteteve ekonomike, por duke pasur prioritet ruajtjen e jetës dhe shëndetit të popullatës;

– Ruajtja e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve.

Masat e përcaktuara në këtë vendim si dhe afatet kohore shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll edhe përkundër të dhënave optimiste epidemiologjike në raport me infeksionin me COVID–19.

Heqja e graduale e kufizimeve po bëhet me përgjegjësi dhe me përgatitjet e nevojshme për përballjen me një situate eventuale të rritjes se numrit të infeksioneve, andaj, ndryshimi i situatës epidemiologjike rrjedhimisht kërkon vendime dhe masa të reja konform situatës së re.

Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK-së, ministritë e linjës, palët e inte[1]resit dhe ekspertët përkatës, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Albin KURTI

_______________________________

Kryeministër i Republikës së Kosovës

U dërgohet:

 Zëvendëskryeministrave

 Të gjitha ministrive (ministrave)

 Komunave;

 Inspektorateve përgjegjëse;

 Policisë së Kosovës;

 Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së;

 Arkivit të Qeverisë