KFOR: Do t’i heqim barrikadat në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

KFOR- i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të heqë barrikadat e vendosura nga protestuesit të cilët dolën kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në fshatin Banjë të Skënderajt.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga KFOR-i, shkruan lajmi.net.

“Askush nuk e kërcëon presidentin Vuçiq, siguria e tij është në nivel”, thuhet më tutje në këtë komunikatë.

Me këtë rast KFOR-i ka shprehur gatishmërinë që të reagojë ndaj çdo cënimi të situatës së sigurisë.

Kujtojmë se që nga mëngjesi, banorë të shumë kanë protestuar kundër vizitës së Vuçiq në Drenicë.

E megjithë revokimin e mëpasshëm të lejes nga Qeveria e Kosovës që Vuçiq të vizitojë Banjën, ai tentoi që këtë ta bëjë pa miratimin e institucioneve të Kosovës.

Megjithatë, ai u ndalua nga Policia e Kosovës.