Kina lançon në hapësirë ​​satelitin e ri të komunikimit

Kina sot në mëngjes ka dërguar një satelit të ri në hapësirë për eksperimentimin e teknologjisë së komunikimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketa “Long March-3B” u ngrit me një satelit nga qendra e lëshimit të satelitit Xichang në provincën jugperëndimore kineze Sichuan, njofton agjencia shtetërore Xinhua.

Sateliti ka hyrë në orbitën e planifikuar, thuhet në raport. Lançimi shënoi misionin e 405-të të serisë kineze të raketë-mbajtëses “Long March”.

Me lëshime të shumta satelitore, Kina ka vazhduar një sërë projektesh hapësinore në vitin 2021.

Misioni i parë kinez për të eksploruar Marsin “Tianwen-1” u ul me sukses në planet këtë maj.

Gjithashtu, tre astronautë kinezë në anijen kozmike Shenzhou-13 hynë në stacionin hapësinor kombëtar Tianhe në tetor. /aa