Ekonomia e Kinës u zgjerua më shumë sesa pritej në tremujorin e parë, sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit në 4.8% me bazë vjetore në tremujorin e parë. Kjo rritje ishte më e shpejtë se parashikimi i ekonomistëve prej 4.4% dhe zgjerimi prej 4.0% i regjistruar në tremujorin e mëparshëm.
Në muajin mars, prodhimi industrial u rrit me 5.0%, duke shënuar një rritje më të shpejtë se norma e pritur prej 4.5%.
Ndërkohë, shitjet me pakicë shënuan një rënie prej 3.5% krahasuar me vitin e kaluar. Ekonomistët prisnin një rënie prej 1.6%.
Në tremujorin e parë, investimet në aktive fikse u rritën me 9.3% krahasuar me vitin e kaluar, pas një rritjeje prej 12.2% të shënuar në dy muajt e parë.
“Rritja ekonomike duket se do të jetë edhe më e dobët në tremujorin e dytë duke pasur parasysh problemet në rritje për shkak të shpërthimit të fundit të Covid-19”, tha Julian Evans-Pritchard, një ekonomist në “Capital Economics”. /atsh






