Kina vendos masa të ashpra të përdorimit të telefonëve nga fëmijët

Kjo vlen vetëm për moshat 16-17 vjeç dhe ndërsa një fëmijë është mes 8-15 vjeç nuk mund të qëndrojë më shumë se 1 orë në ditë dhe nën 8 vjeç jo më shumë se 40 minuta.

Kina mund të vendosë më tepër kufizime të përdorimit të smartfonët nga fëmijët. Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës propozoi disa rregulla të cilat kufizojnë kohën në telefon tek fëmijët në 18-vjeç në 2 orë në ditë.

Kjo vlen vetëm për moshat 16-17 vjeç dhe ndërsa një fëmijë është mes 8-15 vjeç nuk mund të qëndrojë më shumë se 1 orë në ditë dhe nën 8 vjeç jo më shumë se 40 minuta.

Rregullorja gjithashtu ndalon përdorimin mes orës 10 të darkës deri në 6 të mëngjesit. Telefonët duhet të kenë akses të lehtë në mjetet të cilat kufizojnë çfarë fëmijët shohin ndërsa operatorët celularë dhe fikse duhet të kufizojnë përmbajtjet sipas moshës.

Fëmijët nën 3 vjeç mund të dëgjojnë vetëm këngë dhe lloje të tjera audio ndërsa ato nga 12 deri në 18 vjeç të shohin vetëm materiale edukative ose lajme.

Këto masa janë implementuar për të luftuar varësinë tek fëmijët. Qeveria Kineze është e shqetësuar se përdorimi me orë të gjata i pajisjeve celulare dhe luajtja e lojërave mund të ndikojnë tek zhvillimi i fëmijëve.