Kinë, mbi 2 mijë persona të vdekur nga koronavirusi

Është rritur në 2.005 numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit të ri në Kinë, tashmë zyrtarisht i njohur si Covid-19, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, thuhet se numri i të prekurve nga virusi është rritur në 74.185 prej të cilëve 11.977 në gjendje të rëndë. 

Në vend, përfshirë edhe një person në rajonin special administrativ Hong Kong, numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 2.005, ndërkohë numri i të dyshuarve të infektuar nga virusi është ulur në 5.248 dhe numri i personave që ndodhen nën trajtim në 135.881. Po ashtu ka arritur në 14.376 numri i personave që janë trajtuar dhe janë shëruar nga Covid-19. 

Në anën tjetër numri i të prekurve nga virusi jashtë territorit të Kinës është rritur në 62 në Hong Kong dhe 10 në Makao, rajone të veçanta administrative. 

Në 24 orët e fundit theksohet se në vend kanë humbur jetën 136 persona, ndërsa janë përcaktuar 1.749 raste të reja. Nga humbjet e jetëve në fjalë 132 raste të vdekjeve dhe 1.693 rastet e reja të përcaktuara njoftohet se janë shënuar në rajonin Hubei i cili është edhe epiqendra e Kovid-19.