Kirurgët marrin vendim që ta vazhdojnë grevën

Kolegjiumi i kirurgëve ka marrë vendim që greva e tyre e cila tashmë ka bërë dy javë të vazhdojë edhe më tej.

Këtë vendim ata ia kanë përcjellë drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Greva e tyre është vlerësuar si jo ligjore por kirurgët thonë se greva e tyre është legjitime dhe se ata do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre që është rritja e pagës në nivel me gjyqtarët dhe prokurorët.