Ministria e Shendetësisë ka dalur me deklaratë lidhur me shkrimet në media se gjoja se një lloj i prodhimit të ilacit të njohur Paracetamol posedon një substancë vdekjeprurëse.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, në tregun e Kosovës nuk qarkullon një produkt i tillë, dhe se këtë e kanë konfirmuar për ministrinë Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë poashtu ka thënë se inspektorët përgjegjës po monitorojnë shitjen dhe marketingun e barërave.
Por megjithatë, janë të panumërta rastet kur në barnatore gjenden produkte që nuk kanë banderolën e MSH-së. Kjo situatë është mjaft shqetësuese, duke qenë se askush nuk merr përgjegjësi nga ndonjë incident i mundshëm. /MESAZHI/