Kjo është shefja e re e komunikimit e Donald Trump

Këshilltarja e Donal Trump per komunikim të brendshëm, Hope Hicks, është emëruar si shefe e përkohshme e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për gazetarët.

Roli i shefit të komunikimit ka qënë i lirë që kur Anthony Scaramucci u rrëzua nga pozicioni.

Si këshilltare e lartë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hicks ndihmoi në formësimin e mesazheve të Trump. Më parë, ajo ishte një profesioniste e marrëdhënieve me publikun për Organizatën Trump, përpara se të bëhej një nga njerëzit e parë që iu bashkuan ekipit të tij.

Marrëdhënia e saj me Trump nisi kur ajo ishte duke punuar për Hiltzik Strategies, një firmë publike në Nju Jork, e themeluar nga Matthew Hiltzik, një mbështetës i Hillary Clinton. Ajo përfundimisht la firmën për të punuar për Organizatën Trump dhe ka punuar në disa projekte, duke përfshirë resortet e Trump. /MESAZHI/