Kjo lloj diete do t’ju ndihmojë të përmirësoni cilësinë e gjumit

Nëse dëshironi të provoni një mënyrë të re për të përmirësuar cilësinë e gjumit, është koha të filloni të hani në mënyrën mesdhetare.

Një studim i publikuar së fundmi në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics analizoi kërkimet e mëparshme të botuara midis 1975 dhe 2021.

Qëllimi ishte të përcaktohej se cili lloj diete ndihmon më mirë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Studiuesit theksuan se dieta mesdhetare është bindshëm më e mirë se të tjerat.

“Ata që hanë më shumë perime, arra, vaj ulliri, peshk dhe ushqime të tjera deti etj., kanë gjumë më të mirë. Është gjithashtu e rëndësishme të kufizohet konsumimi i kafeinës”, tha autorja e studimit Katherine Wilson.

Michael A. Grandner, i cili gjithashtu mori pjesë në studim, tha se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë vërtet se të dhënat sugjerojnë se ka të bëjë më pak me ushqime specifike dhe më shumë për modelin e përgjithshëm të dietës.

“Dieta me numrin më të madh të kalorive në trup gjatë mesditës është më e dobishme për gjumë”, tha ai. Dieta mesdhetare është cilësuar si dieta më e mirë për të katërtin vit radhazi. Për kujtesë, grupi mediatik amerikan News & World Report i dha dietës mesdhetare një medalje ari për dietën më të mirë në vitin 2022. Ky është viti i pestë me radhë që kjo lloj diete gjendet në fron.