Klopp largon 7 futbollistë nga Liverpooli

Liverpool po përgatitet për një spastrim të madh brenda ekipit, me trajnerin Jurgen Klopp që ka dhënë “ok” për largimin e shtatë futbollistëve.

Sipas asaj që shkruan “The Independent”, Liverpool do t’ia shesë blerësit më të mirë Divock Origi, Danny Ings, Sheyi Ojo, Simon Mignolet, Lazar Markovic, Marko Grujic dhe Pedro Chirivella.

Përpara se merkato e verës të mbarojë të shtatë këta futbollistë që kanë kontratë me “të kuqtë” duhet të gjejnë një sistemim tjetër sepse nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit.

Liverpool ka marrë tre përforcime gjatë kësaj merkatoje.

Ata janë Naby Keita nga Leipzig, Alisson nga Roma dhe Fabinho nga Monaco.