Klubi turk Alanyaspor transferon futbollistin kosovar Fidan Aliti

Klubi i Superligës Turke, Corendon Alanyaspor, ka transferuar futbollistin kosovar Fidan Aliti, raporton Anadolu.

Alanyaspor nënshkroi me mbrojtësin 29-vjeçar nga FC Zürich një kontratë 3-vjeçare.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës në objektet e klubit Cengiz Aydoğan, kryetari i klubit Hasan Çavuşoğlu shprehu shpresën se Aliti, i cili gjithashtu është edhe pjesë e Kombëtare së Kosovës, do të kontribuojë në klub.

Çavuşoğlu tha se Aliti do të jetë pjesë e ekipit në kampin që do të mbahet në Holandë.

Aliti, nga ana e tij, marrëveshjen me klubin e ri e cilësoi si një hap përpara, duke theksuar se është i kënaqur të jetë pjesë e klubit.

“Jam i vetëdijshëm për objektivat e klubit. Synimi im është të kontribuoj aq sa mundem që klubi t’i arrijë këto objektiva”, tha Aliti duke treguar se do të punojë për suksesin e klubit dhe lumturinë e tifozëve.