Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj veprimeve të separatistëve jemenas që, sipas tij, po dëmtojnë përpjekjet për de-eskalim të situatës në Jemen.
Ministri saudit i Mbrojtjes u ka bërë thirrje forcave të Këshillit Tranzicional Jugor (STC) që të tërhiqen “në mënyrë paqësore” nga provincat Hadramout dhe al-Mahra, të cilat janë marrë nën kontroll nga separatistët.
Zyrtarët sauditë theksuan se veprime të tilla rrezikojnë stabilitetin dhe procesin politik, duke paralajmëruar se koalicioni do të ndërmarrë masa për të ruajtur sigurinë dhe për të mbështetur përpjekjet për paqe në vend. /mesazhi






