“Koeman 99% nuk do të jetë më trajner i Barcelonës”

Ronald Koeman është drejt largimit nga Barcelona.

Sipas një lajmi të publikuar në “rac-1.com”, Ronald Koeman nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Koeman do të largohet nga Barcelona pavarësisht se ka kontratë me klubin deri në vitin 2022, ku sipas artikullit holandezi nuk ka besimin e klubit dhe të presidentit, Joan Laporta.

Ndikim të madh kanë pasur edhe rezultatet e fundit në La Liga. Favorit për të marrë vendin e tij është Xavi Hernandez.