Njerëzit kanë qef me lavdëru vetene tyre por pa qene ndonjëherë në sprovë të madhe.
Është e lehtë të thuash:
“Unë nuk i bëj padrejtësi askujt.”
Po si bon, se nuk ke pas nashta as mundesi me i ba keq, po çfarë nëse do të kishe pushtet te madh në duart e tua?
Është e lehtë të thuash:
“Unë nuk tradhtoj.”
Nuk tradhton se s’ke pas shance me tradhtu, po çfarë nëse do të të jepej një mundësi ku tradhtia do të ishte më e lehtë dhe më e leverdishme se besnikëria?
Kurani na mëson se njeriu nuk sprovohet vetëm për t’u ndëshkuar, por edhe për t’u zbuluar, për t’u dalluar e për t’u zhvilluar.
Allahu thotë:
“A mendojnë njerëzit se do të lihen të qetë vetëm pse thonë: ‘Ne besojmë’, dhe nuk do të sprovohen?”
(El-Ankebut, 29:2)
fjalët nuk mjaftojnë; sprova e nxjerr në pah të vërtetën e njeriut.
Shpesh mendojmë se parimet tona janë të forta, por ato mund të duken të forta vetëm sepse nuk janë përballur ende me një provë të vërtetë.
Prandaj, mos u ngut të thuash:
“Unë kurrë nuk do ta bëja atë.”
Ndoshta nuk e ke pasur ende sprovën tënde.
Dhe mos u ngut të gjykosh tjetrin, sepse edhe ti mund të sprovohesh një ditë pikërisht në atë gjë për të cilën sot mendon se je i pamundur të biesh.
Ndoshta një prej virtyteve më të mëdha është të mos jesh shumë i sigurt për veten, por të jesh i përulur, i kujdesshëm dhe gjithmonë t’i kërkosh Allahut që të të forcojë kur të vijë sprova.
Hoxhë Halil Avdulli








