Kolumbi, arratisje spektakolare nga burgu, politikania ishte dënuar për blerje votash

43-vjeçarja Aida Merlano, politikania nga Kolumbia e cila u dënua me 15 vite burgim për blerje votash, orët e fundit është në qendër të vëmendjes mediatike për arratisjen e saj spektakolare.

Ngjarja në fjalë ndodhi të mërkurën, kur Merlano-ja po kryente një kontroll te stomatologu.

E burgosura ia doli të zbriste me litar nga ndërtesa e qëndrës mjeksore dhe më pas të largohej me një motoçikletë, çka lë të kuptohet se plani ishte i mirëorganizuar.

Instituti Kombëtar i Ndëshkimeve dhe Burgjeve të Kolumbisë (INPEC) deklaroi se kishte aktivizuar një “Plan Bllokimi” për të kapur të arrestuarën si dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

Për kapjen e saj ose dhënien e informacioneve mbi vendndodhjen e të arratisurës është vënë në dispozicion një shpërblim prej 50 milion pesos.

https://youtu.be/tyRU7Ntv1FI