Kombëtarja kuqezi stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, në darkë arrin në Shqipëri

Kombëtarja po kryen stërvitjen e parë për ndeshjen me Anglinë. Kuqezinjtë janë shfaqur në stadiumin ku triumfuan mbrëmë kundër Andorrës me rezultatin 0-1.

Në videon e publikuar në “YouTube” në faqen zyrtare të FSHF-së, vihen re lojtarët në fushë së bashku me Silvinjon dhe Zabaletën.

Kuqezinjtë duken më të relaksuar dhe të lumtur për arritjen historike në “play off”-in e Botërorit.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë pasdite drejt Tiranës ku do pritet me entuziazëm të madh nga tifozët kuqezi.

Nesër në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Anglisë ndërsa në orën 18:00 do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”.