Komisioneri evropian: Përmes dialogut Prishtinë-Beograd, mund të kemi zgjidhje afatgjate

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olive Varhelyi, gjatë një konferencë të zhvilluar së fundi ka deklaruar se janë duke punuar që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të rifillojë, e të ketë ecuri në të.

Varhelyi u deklarua gjatë një konferencë të tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas komisionerit evropian, përmes këtij dialogu do të ketë një zgjidhje afatgjate.

“Po punojmë për një plan të investimeve ekonomike për Kosovën, shpresojmë që puna për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës, do të rifillojë, e do të ketë ecuri”, deklaroi ai.

Ai theksoi se vetëm përmes këtij dialogu do të mund të ketë zgjidhje afatgjate.

”Sepse vetëm përmes këtij dialogu do ketë një zgjidhje afatgjatë. Por, për këtë të gjithë na duhen në tryezë me një frymë konstruktive.Pa këto do të jetë shumë e vështirë që të ecën përpara, e të flasim për shumë gjëra, si për shembull rrugëtimi i Kosovës drejt Europës”.

Varhelyi tha se për këtë arsye edhe për Kosovën është vendosur një paketë ekonomike.

”Për këtë arsye edhe për Kosovën në tryezë kemi vendosur një paketë ekonomike dhe sociale, siç po bëjmë edhe në Shqipëri.”, përfundoi ai.