Ballina Lajmet Kosovë Komisioni për Buxhet miraton Projektligjin për ndarjen buxhetore për këtë vit, radha...

Komisioni për Buxhet miraton Projektligjin për ndarjen buxhetore për këtë vit, radha te Kuvendi

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026.

Para votimit të projektligjit, pati debat mes anëtarëve të komisionit parlamentar dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit kërkoi miratimin sa më të shpejtë të projektligjit.

“Lutja ime do të ishte që këtë procedim ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur, pra çdo herë duke e respektuar nevojën e deputetëve që të kenë shqyrtim, por që kjo mos të bëhet sikur në seancën e rregullt dhe pa kohë, sepse ne nuk jemi në presion të kohës. Do të ishte në tetor apo pas dy muajsh afati kur do të hynte buxheti në fuqi, do të ishte në rregull, mirëpo në këtë rast, siç e thashë, as ne si qeveri, sapo kemi marrë detyrën nga Kuvendi, e kemi proceduar dhe nuk kemi bërë fare asnjë ndryshim përveç pjesës tekstuale sa i përket buxhetit për komuna, sepse ka disa komuna që tani i kanë dorëzuar propozimet e tyre”, tha ai.

Në anën tjetër, kryetari i këtij komisioni Kujtim Gashi kërkoi që procedura të jetë e rregullt në mënyrë që të ketë më pas diskutime dhe të jetë mundësia që deputetët të bëjnë amandamentim.

“Pyetjen që kam për ministrin, edhe në atë që kemi folur në komision, me qëllim që të jemi sa më korrekt në parim, kërkojmë që procedura të jetë e rregullt, të kemi diskutim, të kemi debat, të kemi mundësi që deputetët të bëjnë amandamentim, ndryshe sot po kalon në parim, unë nuk kisha dashur që ta përfundojmë me procedurë të shpejtuar, për shkak se besoj që deri në fund të muajit kemi kohë të mjaftueshme për ta përfunduar si proces…Në parim jemi për, me shpresën që nuk do të ketë procedura të shpejtuara për rishikimin e buxhetit”, tha Gash