Komisioni për Miniera dhe Minerale ua heq kafet për 1 vit zyrtarëve të saj

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale për punonjësit e saj ka siguruar kafet për një vit.

Kjo pasi ky komision ka nënshkruar kontratë për furnizim me kafe përmes aparatit.

E kafet e këtij aparati për zyrtarët e këtij komisioni do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës afër 1 mijë euro.

Në kontratën e nënshkruar mes Komisionit dhe operatorit ekonomik vlera e përgjithshme më të cilën është nënshkruar kontrata është 980 euro.

Kontrata është nënshkruar me 27 gusht me operatorin ekonomik ‘Oniks vendig shpk’, Prishtinë.

Ndërsa, për këtë tender gjithsej tre operator ekonomik kanë aplikuar ku ai nga Prishtina edhe e ka fituar tenderin.

Kohëzgjatja e kontratës është për një vit, përkatësisht nga 27 gushti i këtij viti deri në vitin 2019.