Kompania e Elon Musk merr leje nga autoritetet Amerikane për të vendosur çipe në trurin e njeriut

Kompania është akuzuar vazhdimisht se ka abuzuar me testet e bëra tek majmunët, akuza që kompania vazhdimisht i mohon dhe aktualisht është nën hetim.

Kompania e Elon Musk e cila synon të vendosë çipet kompjuterike në trurin e njeriut Neuralink ka marrë aprovimin e autoriteteve Amerikane për lançimin e studimit të parë tek njeriu.

Një gjë e tillë i hapur rrugë vendosjes së pajisjeve nga Neuralink tek njeriu dhe lajmi vjen pasi Elon Musk pretendoi në Nëntor se kompania e tij është vetëm 6 muaj nga testimi i parë.

Por kush do të ishte i gatshëm të pranonte vendosjen e një pajisje të tillë në trurin e tij? A do të jetë dikush që ka një gjendje shëndetësore prej së cilës do të kishte përfitime nëse vendos një çip nga Neuralink?

Kompania është akuzuar vazhdimisht se ka abuzuar me testet e bëra tek majmunët, akuza që kompania vazhdimisht i mohon dhe aktualisht është nën hetim.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) refuzoi kërkesën e parë të Neuralink në fillim të 2022 për testime tek njeriu.

Por nuk është kompania e parë që e pretendon të bëjë një gjë të tillë. Synchron u aprovua nga FDA për të nisur testimet në 2021 dhe Korrikun e vitit të kaluar zbuloi implantin e parë kompjuterik.