Kompjuterët Mac të cilët nuk do të mbështeten dhe riparohen më nga Apple

Raportohet se Apple është gati të lançojë disa modele të reja desktop këtë vit dhe pavarësisht se mund të konsiderohet lajm i mirë për disa, për të tjerë është i keq.

Kjo sepse me çdo model të ri Mac, modelet e vjetra nuk mbështeten më. Kur një model Mac vjetrohet duke arritur fundin e jetës, Apple nuk dërgon më përditësime.

Zakonisht Apple mbështet këto pajisje për 5 vite nga momenti i debutimit ndërsa nëse janë të disponueshme, pjesët e tyre shiten për 7 vite.

Pas 7 vitesh kompjuteri juaj Mac është në dorë të fatit. Apple nuk e riparon më as ofron pjesë për të. Pra një produkt i Apple konsiderohet i vjetër dhe nuk mbështetet më nëse kanë kaluar 7 vite.

Disa prej modeleve që nuk mbështeten më janë:

  • iMac 2012
  • Mac Mini 2012
  • Mac Pro 2010

Nëse kompjuteri juaj nuk është në këtë listë ende mos festoni. Me ardhje e produkteve të reja Apple këtë vit lista mëposhtë pritet ti bashkohet pajisjeve që do të braktisen nga Apple:

  • iMac 21.5-inç 2013
  • iMac 27-inç 2013
  • iMac 21.5-inç 2014
  • iMac Retina 5K 27-inç 2014
  • iMac Retina 5K 27-inç 2015
  • Mac Pro 2012

Me debutimin e çipi Apple M1, kompjuterët e vjetër me procesorë Intel janë vite dritë larg modeleve të fundit në shpejtësi dhe fuqi përpunimi. /PCWorld Albanian