Kompletohen super ndeshjet e fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar hedhja e shortit për fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Shorti ka vënë përballë disa super skuadra, si asnjëherë më parë.

Real Madrid – Manchester City, Atletico – Liverpool dhe Chelsea – Bayern Munich pritet të jenë ndeshjet më interesante të ksaj faze, shkruan lajmi.net.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhet më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Ja të gjitha çiftet e fazës së 1/16:

1. Borussia Dortmund – PSG
2. Real Madrid – Manchester City
3. Atalanta – Valencia
4. Atletico – Liverpool
5. Chelsea – Bayern Munich
6. Lyon – Juventus
7. Tottenham – Leipzig
8. Napoli – Barcelona.