Komshiq: Dodik pranoi dokumentin ku parashihet heqja e Asambleve Popullore

Zheljko Komshiq

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zheljko Komshiq tha se kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe anëtari serb i Presidencës së BeH-së Milorad Dodik ra dakord për një dokument që parashikon shfuqizimin e Asambleve Popullore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më vjen mirë që Dodik u pajtua me dokumentin që parashikon shfuqizimin e Asambleve Popullore”, tha Komshiq, duke komentuar deklaratën e Dodik se Komsiq ishte “më nervozi” në Bruksel.

Komshiq ka thënë se dokumenti i ofruar ka dy pjesë: një preambulë ose një hyrje që tregon gjendjen aktuale në kuptimin kushtetues dhe politik në Bosnjë e Hercegovinë.

Aty citohen disa dispozita të Kushtetutës së BeH-së, si dhe një numër vendimesh dhe aktesh të vlefshme politike.

“Pjesa e dytë, e cila është shumë më e rëndësishme, flet se si duhet të jetë Bosnjë e Hercegovina nëse dëshiron të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. Në pjesën e dytë, më të rëndësishme të dokumentit, nuk ka asnjë ‘përfaqësim legjitim’ ose ‘njësi elektorale’ (përveç preambulës që rrjedh nga Kushtetuta e BeH) sepse nuk është pjesë e standardeve evropiane”, tha Komshiq.

Ai theksoi se prioritet i është dhënë të gjitha vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasuar nga i vetmi vendim i paekzekutuar i Gjykatës Kushtetuese të BeH-së në rastin “Komshiq” dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili në opinionin e tij të vitit 2005 konsideron se Asambletë Popullore duhet të hiqen.

“Më në fund citohen rekomandimet e ODIHR/OSBE-së për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve. Përveç kësaj, u ra dakord që të respektohen vendimet e tjera të gjykatave ndërkombëtare, si ato për gjenocidin dhe krimet e luftës, si dhe vendimet e gjykatave vendase, si, ndër të tjera, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së për pronën shtetërore, tokën bujqësore dhe të tjera, por në përputhje me standardet evropiane”, tha Komshiq, duke shtuar:

“Po ashtu është rënë dakord për një zbatim ‘të qetë’ ose të papenguar të rezultateve zgjedhore në të gjitha nivelet dhe në përputhje me afatet e përcaktuara me ligj, prandaj të vetmit që ka arsye të jenë nervozë janë Dodik dhe partneri i tij Çoviq”. /aa