Koncepti Motorola Rollable Phone mund të jetë e ardhmja e telefonëve me ekrane që palosen

Është një koncept emocionues sidomos të shikosh një smartfon që transformohet. Shqetësues mbetet fakti se telefoni mund të dëmtohet gjatë procesit.

Motorola la gjurmë në 2020-ën kur prezantoi telefonin e parë që palosej në formë guacke, konkretisht modelin Razr.

Në Kongresin Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë kompania vuri standarde të reja. Një telefon ekrani i të cilit paloset ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri më sot, një ekran të rrotullohet.

Paneli zgjerohet duke u rrotulluar nga fundi për të krijuar një ekran më të madh. Telefoni edhe pse vetëm një koncept, në të vërtetë funksionon.

Duke shtypur dy herë një buton në pjesën anësore telefonit bën që ekrani të zgjerohet duke krijuar një hapësirë 16:9. Duke shtypur dy herë përsëri, ekrani kthehet në formën fillestare.

Disa aplikacione shërbejnë si mekanizëm për të zgjeruar ekranin. Për shembull nëse po shikoni një video në YouTube dhe ktheni telefonin në pozicion horizontal, ekrani automatikisht do të zgjerohet duke ofruar një pamje më të madhe.

Gjatë përdorimit të aplikacioneve të e-mail-it ekranit qëndron i pandryshuar por duke shtypur butonin “Compose” ai zgjerohet në fund për të krijuar më shumë hapësirë për tastierën.

Kur është në modalitetin e vogël, ekrani sillet nga pjesa e pasme e telefonit dhe mund të funksionojë si ekran dytësor. Mund të kontrolloni motin, njoftimet dhe informacione të tjera të ngjashme.

Duke hapur kamerën, ekrani i pasëm shërben si udhëzues për fotot selfie.

Është një koncept emocionues sidomos të shikosh një smartfon që transformohet. Shqetësues mbetet fakti se telefoni mund të dëmtohet gjatë procesit.

Morotola nuk tha nëse ky smartfon do të dalë në shitje ndonjëherë apo jo. Edhe pse ka disa kamera, kompania nuk i specifikoi, madje asnjë specifikë tjetër të telefonit. /PCWorld Albanian