Kompania me shumë gjasa do të prezantojë versionet e reja iOS 19, iPadOS 19, watchOS 12, macOS 16 dhe visionOS 3. Konferenca e zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe virtuale.
Apple dërgoi ftesa për evenimentin e saj vjetor të zhvilluesve, Worldwide Developers Conference (WWDC), që do të mbahet në datat 9-13 Qershor.
Kompania me shumë gjasa do të prezantojë versionet e reja iOS 19, iPadOS 19, watchOS 12, macOS 16 dhe visionOS 3. Konferenca e zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe virtuale.
Në këtë eveniment pritet që Apple të hedhë dritë mbi funksionalitetet më të fundit AI që ka zhvilluar. Sipas raportimeve mes funksionaliteteve do të jetë menaxhimi inteligjent i baterisë dhe një asistent virtual shëndeti.
Veçoritë AI janë lançuar gradualisht nga Apple siç janë emoji, imazhe dhe e-mail-e gjeneruar nga AI. Megjithatë një veçorive më të shumëpritura, ajo e gjenerimit të informacionit përmbledhës të njoftimeve ka ngecur.
Krahas AI, iOS 19, iPadOS 19 dhe macOS 16 pritet të sjellin ndryshime të mëdha në gjuhën e dizajnit duke ju përafruar ndërfaqes së visionOS. Një raport nga Bloomberg thotë se kompania do të rimodelojë ikonat, menutë, aplikacionet, dritaret, dhe butonët e sistemit duke thjeshtuar navigimit dhe kontrollin.